Futboll Sport

MESSI VENDOS REKORD/ Parakalon Ronaldon, ka edhe një gol historik për PSG-në

Pas një humbje dhe një barazimi, PSG u rikthye te fitorja në kampionat dhe marshuar në krye të renditjes. Kampionët francezë mposhtën 3-1 Montpellier në transfertë, një sfidë që pati shumë episode.

Miqtë fituan penallti që në startin e sfidës dhe Mbappe kishte mundësinë që të shënonte nga pika e bardhë, por gjeti përgjigjen e portierit vendas.

VAR-i sinjalizoi se penalltia duhej të përsëritej, sepse portieri kishte lëvizur nga vija e portës dhe Mbappe shqaqet sërish te pika e bardhë, por edhe këtë herë ai pa topin të devijohej nga portieri duke u kthyer nga shtylla. Sfera shkoi përsëri në këmbët e tij, por nuk ishte e thënë të shënonte.

Pastaj dëmtohet dhe lë fushën në minutën e 21-të. Më pas dëmtohet edhe Ramos. Messi gjen golin në minutën e 35-të, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Pasi pa t’i anulohej edhe një tjetër gol në fillimin e pjesës së dytë, PSG zhbllokon në 55’ me Ruiz.

Ky i fundit shërben për Messin në 72’ dhe ylli i botës nuk fal për 0-2. Goli i 697-të i argjentinasit në 5 ligat kryesore evropiane, duke kaluar Ronaldon. Një minutën para fundit Montpellier ngushton në 1-2. Megjithatë, Zaire Emery çliron të tijtë 2 minuta më vonë për ta mbyllur 1-3. Me 16 vjeç e 330 ditë ai bëhet më i riu në historinë e PSG që shënon në kampionat.

Related posts

JAVA E TRETË NË SUPERIORE/ Zbulohet axhenda, ja kur luhen 5 sfidat interesante…

Delo.autor

PROBLEME FINANCIARE/ Ja kush janë 4 klubet që rrezikojnë përjashtimin nga Superliga

F.autor

Miqësore e bujshme, klubi i madh italian ideon një ndeshje me Tiranën

Sadik.Autor

Leave a Comment