Futboll Seria A Sport

INTERI FITON DERBIN/ Milani zhgënjen përsëri dhe tani rrezikon Europën

Interi ka fituar derbin ndaj Milanit, duke u kthyer në vendin e dytë në renditjen e Serisë A dhe duke zhytur edhe më shumë në krizë kuqezinjtë.

Dueli në fakt u vendos nga një gol i vetëm i Lautaro Martinez, por dominimi i zikaltërve në këtë sfidë ishte thuajse i plotë. Ata kaluan në avantazh por nuk reshtën sulmet duke iu afruar disa herë edhe golit të dytë, teksa Milani nuk prodhoi thuajse asgjë në këtë ndeshje.

Kështu, Interi ngjitet në vendin e dytë dhe mban gjallë shpresat e pakta që ka për të marrë titullin kampion në ndjekje të Napolit. Kurse Milani gjen humbjen e tretë radhazi, në ndeshjen e pestë radhazi pa fitore, që e zbret në vendin e 6 dhe që tani i rrezikon Europën kuqezinjve.

Related posts

BAYERN NË KRIZË/ Gladbach shkakton “katastrofë” në Mynih me “tërmet” 3 ballësh

Isa.Autor

Cavani: Nuk e dija që po thyeja rekordin e sulmuesit suedez

Sadik.Autor

Ndërtimi i Milanit të madh, gati oferta për sulmuesin që po shkëlqen në Francë

Q.Autor

Leave a Comment