Futboll Sport

MEDIAT: Carlo Ancelotti në stolin e Brazilit deri në vitin 2026

ESPN Brasil e bën të kryer, Carlo Ancelotti do të ulet në stolin e Brazilit në fund të këtij sezoni dhe do ta drejtojë Selecaon deri në 2026-ën.

Trajneri italian i Real Madrid ka arritur marrëveshjen verbale me federatën braziliane dhe firmën do ta hedhë pas mbylljes së sezonit aktual me “Los Blancos”.

5 herë kampionët e botë pa trajner momentalisht pas largimit të Tite-s për shkak të dështimit në Katar 2022, momentalisht janë pa një trajner dhe Ancelotti ka qenë në krye të listës së emrave të federatës.

Ancelotti ka një kontratë që e lidh me Real Madrid deri në 1 korrik të vitit 2024 por me Florentino Perez mund të gjejë gjuhën e përbashkët për t’u ndarë në mirëkuptim.

Related posts

BARAZIM NË “PAQE”/ Partizani ndal Vllazninë në frymën e fundit dhe ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

E TRISHTË/ Aksidenti tragjik me makinë, ndërron jetë në moshën 20-vjeçare futbollisti shqiptar

Delo.autor

FLET PËR OBJEKTIVAT ME PARTIZANIN/ Trajneri Lerda: Do të jetë shumë e vështirë që…

Delo.autor

Leave a Comment