Futboll Sport

ANCELOTTI TRAJNERI I BRAZILIT? Reagon Federata: Tekniku i ri i kombëtares…

Lajmi bombë i publikuar nga “ESPN” ka gjetur të papërgatitur federatën braziliane të futbollit, që është detyruar që të përgënjeshtrojë arritjen e marrëveshjes me Carlo Ancelottin përmes një njoftimi zyrtar.

“Federata braziliane e futbollit njofton se lajmi i publikuar këtë të premte, ku thuhet se trajneri i Realit të Madridit, italiani Carlo Ancelotti, do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Brazilit është i pavërtetë.

Po vazhdon kërkimi për teknikun e ri të skuadrës kombëtare dhe vendimi do të njoftohet në kohën e duhur”, shkruhet në njoftim.

Pak orë më parë “ESPN” publikoi lajmi se Ancelotti kishte arritur marrëveshjen për të drejtuar Brazilin nga korriku i këtij viti deri në vitin 2026.

Related posts

E PAZAKONTË/ Mbrojtësi ndëshkohet në “shtëpi”, Musta: Të verdhë edhe nga televizori (FOTO)

Isa.Autor

4 MUAJ PA PENALLTI/ Pepe Reina: Ja çfarë i thashë arbitrit…

F.autor

GRIEZMANN-MESSI-SUAREZ/ Barcelona gjen tredhëmbshin e frikshëm, ja goli i “el pistoleros” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment