Futboll Sport

TOTTENHAM “ZHYT” CHELSEAN/ Kane shijon suksesin në derbi: Të lumtur për vendin e 4-ët

Derbi i Londrës i shkon Tottenham, me “gjelat” e Contes, që mposhtën Chelsea-n me rezultatin e pastër 2-0. Blutë e Potter vijojnë krizën totale që i ka mbërthyer duke e bërë sezonin gjithnjë e më të pa shpresë. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrejta të paprekur, në minutën e 46-të, Skipp kaloi Tottenham në avantazh me një super gol nga distanca. Për të mbyllur llogaritë me Chelsea mendoi Harry Kane me kapitenin që shënoi golin e dytë në minutën e 82-të.

Fal këtij suksesi, Tottenham ruan vendin e katërt në kuotën e 45 pikëve ndërsa Chelsea mbetet në vendin e 10-të me 31 pikë, 14 më pak se Tottenham: “Ishte një fitore e merituar. Të fitosh përballë Chelsea pa pësuar gol është shumë thelbësore, për ne ishte shumë e rëndësishme dhe ia arritën me një lojë të qëndrueshme. Të qëndrosh në vendin e katërt është një objektiv i rëndësishëm që na bën të lumtur”, u shpreh Harry Kane pas ndeshjes.

Related posts

FITORE ME VUAJTJE/ Napolit i mjafton Osimhen dhe super Ospina për 3 pikë të vuajtura

Delo.autor

Bushi nuk e grumbulloi, sulmuesi i Shpresave shënon gol 5 minuta pasi futet në fushë

Q.Autor

Çfarë po ndodh me Milanin, Arsenali shënon sërish

Q.Autor

Leave a Comment