Futboll Sport

SHKËLQEJNË KUQEZINJTË/ Uzuni nuk ndalet në Spanjë, Prenga dhe Seferi me dopieta

Kur na ndajnë edhe 3 javë nga ndeshja e parë e Kombëtares shqiptare për këtë vit, futbollistët kuqezi po luajnë rregullisht në Europë me klubet përkatëse, ndërsa nuk mungojnë paraqitjet pozitive dhe golat.

Myrto Uzuni nuk di të ndalet, teksa këtë fundjavë realizoi golin e 18-të në radhët e ekipit të Granada-s. Një gol i vlefshëm për ekipin spanjoll, që renditet tashmë në vendin e dytë.

Mbrojtësi Herdi Prenga zhvilloi një ndeshje fantastike në Hungari. Prenga ka arritur të shënojë dy gola me kokë për skuadrën e Honvedit në sfidën kundër Pushkash Akademi. Taulant Seferi është bërë sërish protagonist në Ukrainë, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës brenda 16 minutave lojë me skuadrën e tij Vorskla Poltava kundër Zoria Luhansk.

Edhe sulmuesi Ernest Muçi po kalon një formë mjaft të mirë në Poloni me Legian e Varshavës teksa është kthyer në një titullar absolut për kampionët polakë. Sulmuesi shqiptar dhuroi asistin e golit në minutën e 38-të.

Sakaq, edhe futbollistët e tjerë të kombëtares kanë pasur paraqitje mjaft të mira. Treshja e mbrojtjes, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli janë vlerësuar me nota të mira në sfidat përkatëse të fundjavës.

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Mazrekaj i dhuron triumfin Laçit me një “PERLË” ndaj Kampionëve të Superiores

Delo.autor

PAS TAMPONIT TË DYTË POZITIV ME COVID-19/ Trajneri i Kosovës: Kam lodhje të lehtë fizike

Delo.autor

Talenti rebel i Schalke drejt Milan?

Sadik.Autor

Leave a Comment