Futboll Sport

JO VETËM OSIMHEN/ “Djajtë e kuq” “peshkojnë” në Serie A. De Gea pranon rinovimin

Man.United pësoi një goditje të rëndë, Liverpool i nxori në pah të gjithë limitet duke i shkaktuar disfatën më të thellë në histori. Kjo humbje ka bërë që stafi drejtues të reflektojë për të ardhmen, janë të gatshëm t’i plotësojnë trajnerit Ten Hag disa kërkesa në lidhje me merkaton. Është e qartë që teknikut holandez i duhet me çdo kusht një qendërsulmues.

Abraham

Përveç Victor Osimhen, sipas mediave angleze, “djajtë e kuq” kanë shprehur pëlqimin edhe për Tammy Abraham, por për sulmuesin e Romës në garë prej kohësh është futur edhe Chelsea, skuadër që në 2021 e kishte në pronësi, por e shitën në kryeqytetin italian për 40 milionë euro, ndërsa tani janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për ta rikthyer në Londër.

Tamy

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit dhe De Gea kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës. Portieri spanjoll ka pranuar kontratën e re deri në 2024.

Related posts

PAS FITORES SE PARË ME UNITED/ Solskjaer do të ketë kontakt të vazhdueshëm me Fergusonin

Delo.autor

ASNJË SURPRIZË/ Arsenal e Liverpool kalojnë në gjysmëfinale të kupës

F.autor

FLET PËR HISTORINË E JETËS SË TIJ PRIVATE/ Gary Medel më i urryeri për momentin: Në lagjet e varfëra të Kilit…

Delo.autor

Leave a Comment