Albanian Stars

Zyrtare: Besart Berisha zgjat kontratën me Melbourne Victory

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha, e ka zgjatur kontratën për edhe një vit me skuadrën e tij nga Australia, Melbourne Victory.

Marrëveshja e re do ta mbajë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Ligës A të Australisë në Vicotry deri në fund të sezonit 2018/19, ka njoftuar klubi australian në ueb-sajtin e vet zyrtare,  transmeton Express.

Berisha ka theksuar se mjedisi në klub ka qenë arsyeja e madhe pas vendimit të tij për ta zgjatur kontratën.

“Besimi që kam në Kevinin, trajnerët dhe skuadrën, ishin arsyeja e madhe pse vendosa të nënshkruaj zgjatjen e kontratës”, ka thënë Berisha.

Pasi e fitoi Ligën A dy herë me Brisbane Roar, Berisha iu bashkua Melbourne Victorys në vitin 2014, duke e fituar kampionatin dhe FFA Cup në vitin 2015.

Related posts

SKANDALI/ Disa muaj më parë arriti majat e Europës, kampioni shqiptar i atletikës emigron për t’u stërvitur

Q.Autor

MERKATO/ Pro Vercelli huazon Armando Vajushin tek Avellino

Q.Autor

Hidhen poshtë spekulimet, Hysaj nuk largohet nga Napoli

Q.Autor

Leave a Comment