Futboll Sport

FLASH MERKATO/ Real Madrid “mësyn” në Dortmund, gati oferta për Bellingham. Vlahovic “joshet” nga Anglia

Një emisar i Real Madrid ndodhet në Dortmund për të diskutuar me përfaqësuesin e Jude Bellingham. Sipas AS, ideja e drejtuesve të klubit madrilen është të djegin përpara kohe konkurrencën e madhe për talentin britanik. Fillimisht kërkojnë të marrin një ‘Po’ nga lojtari për të vijuar më pas negociatat me B.Dortmund, skuadër që kërkon 100-140 milionë euro për të lënë të lirë Bellingham.

Bellingham
Jo e paqartë është edhe e ardhmja e Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb po kalon një moment shumë të vështirë në Torino, por ofertat për të nuk mungojnë nga Premier League. Së fundmi në skenë për të siguruar shërbimet e tij ka dalë edhe Newcastle. “Qymyrxhinjtë” janë të gatshëm të paguajnë 90 milionë euro për të siguruar shërbimet e Vlahovic.

Vlahovic
Julian Alavarez ka një kontratë me Man.City deri në 2027, por në Angli janë të bindur se “qytetarët” janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të re, me një tjetër vit plus. Kjo është një lëvizje për t’i përmirësuar pagën dhe për t’i shprehur vlerësimin për vitin e tij të parë në Premier League.

Related posts

UEFA NJË MAKTH/ Skënderbeut i bllokohet merkatoja prej …

Delo.autor

Spalletti me pengje nga derbi: Ky Inter tani më jep gëzim

Sadik.Autor

PRAPASKENA E BUJSHME/ Klopp mund të kishte qenë trajner i Manchester United, po të mos kishte qenë për gruan e tij

Delo.autor

Leave a Comment