Futboll Sport

DY SEZONE NË HIJE/ Lukaku përfundon në listën e Realit për post-Benzema

Real Madrid ka filluar që tani të mendojë për të ardhmen pasi Karim Benzema t’i ketë dhënë lamtumirën klubit. Marrëveshja mes palëve do të vazhdojë të paktën edhe një sezon tjetër dhe sulmuesi nuk ka ndër mend të largohet së shpejti nga skuadra madrilene.

Por në Madrid kanë fillyar të kërkojnë që tani emrat me të cilin mund të zëvendësojnë sulmuesin dhe përveç të zakonshmëve Mbape dhe Haland, të cilët i monitorojnë prej shumë kohës, duket se kanë kthyer sytë edhe nga Romelu Lukaku.

Sipas portalit “Fichajes”, në listën e emrave  që po monitorohet me vëmendje nga “los blancos” është edhe numri 9 i Interit, ndonëse dy sezonet e fundit të tij kanë qenë për t’u harruar. Si viti te Çelsi, ashtu edhe ky aktual i kthimit te Interi, nuk kanë qenë në lartësinë e duhur dhe deri tani ai vlerësohet si një zhgënjim. Por madrilenët duket se janë të bindur se mund të ringjallin lojtarin, ndaj nuk hidhet poshtë mundësia që të bëjnë një hap në verë për të siguruar transferimin e tij nga Çelsi./ Panoramasport.al

Related posts

DEL VIDEO/ Messi dhe Mbappe në të njëjtën skuadër në stërvitje, dhurojnë spektakël

F.autor

Andre Silva: Në Milano më mungon shumë familja dhe deti

Sadik.Autor

EMPOLI-INTER/ Pas një asist nga Sanchez, D’Ambrosio ndëshkon për “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment