Futboll

Gennaro Gattuso do të rinovojë kontratën me Milan

Administratori i deleguar i AC Milan, Marco Fassone, ka folur për rinovimin e kontratës së trajnerit Gennaro Gattuso. “Me të kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe transparente në të gjitha drejtimet. E ka treguar atë që duhet të tregoj duke e ndihmuar skuadrën të bëj paraqitje të jashtëzakonshme dhe të marrë rezultate pozitive. Ai është një trajner i aftë.”

Image result for gennaro gattuso

Më pas, në vazhdimin e deklaratës së tij para ndeshjes kundër Arsenal në Europa League, Fassone shtoi: “Nuk ka asgjë për të na treguar. Rinovimi i tij nuk është në dyshim, por ka disa momente që gjërat janë të lidhura me burokracinë dhe jo me rezultatet. Presim momentin e duhur për të diskutuar me të rinovimin e kontratës. Mendoj se ky moment do të vijë shpejt.”

Related posts

SUPER GOL ME OLYMPIACOS/ Shikoni çfarë “PERLE” realizoi kapiteni i Shqipërisë U-17 (VIDEO)

Delo.autor

Aguero mbyll merkaton: Nuk iki nga Manchester City!

Sadik.Autor

CR7 SHET MEND PËR LUKSIN/ Lineker i tregon vendin: Nuk është dita e duhur (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment