Futboll La Liga Sport

NUK SHKËMBYEN ASNJË PASIM MES TYRE/ Setien shmang sherrin fizik mes “Pleshtit” dhe Griezmann

Lionel Mesi dhe Antuan Grizman nuk janë shokët më të mirë të mundshëm të skuadrës në “Camp Nou”. Që kur sulmuesi francez u transferua te Barcelona, raporti me kapitenin e katalanasve nuk mbërriti kurrë në nivelin e dy shokëve normalë skuadre. Që nga pozicionet e tyre në fushë, deri te dialogu i munguar sa u përket pasimeve, e konfirmojnë marrëdhënien e vështirë që dy prej lojtarëve kryesorë të kampionëve të Spanjës kanë në mënyrë reciproke.
antoine-griezmann-lionel-messi-barcelona-2019-20_1uiezm35gnjn51le4mnkcnzn8p
Në fushë, thuajse injorohen dhe tashmë vjen lajmi se e njëjta gjë ndodh edhe në qendrën stërvitore. Sipas “Diario Gol”, dy sulmuesit e Setienit për pak sa nuk kanë pasur një përplasje fizike gjatë seancës së fundit stërvitore përpara ndeshjes me Atletik Bilbaon. Dhe është dashur ndërhyrja e trajnerit Kike Setien dhe disa pjesëtarëve të tjerë të stafit për të shmangur grushtet.

Kundër Leganesit dy sulmuesit nuk bënë asnjë pasim mes tyre dhe kjo po e pengon francezin që të integrohet në mekanizmat e skuadrës. Nga këtu duket se ka lindur debati i fundit, që është ndezur deri në pikën sa të përdorej dhuna fizike. I njëjti burim thotë që pavarësisht se Barça është ende duke bërë bilancet e humbjeve financiare prej Koronavirusit, nuk përjashtohet një shitje e Grizmanit këtë verë. Dhe megjithëse Mesi është 32 vjeç dhe Grizman 29, për askënd nuk ka dyshime se cili do të sakrifikohet. Ish-ylli i Atletikos së Madridit ka shënuar 14 gola dhe dhënë 4 asiste në 40 ndeshjet e tij me Barcelonën.

“Pleshti” që sot është 32 vjeç, është pranë rinovimit të kontratës edhe për dy sezone të tjera në “Camp Nou”. Kontrata e re do të ketë opsionin e rinovimit edhe për një tjetër sezon, ndërsa rroga do të mbetet e paprekur. Nga ana tjetër, klubi vazhdon të punojë për rikthimin e Nejmarit dhe Grizman është një nga lojtarët që pritet të sakrifikohet në këtë plan. Në rast se ky operacion do të dështojë, atëherë katalanasit kanë edhe një plan B, transferimi i sulmuesit argjentinas Lautaro Martinez nga Interi. Një operacion i tillë ka edhe bekimin e Lionel Mesit

Related posts

TRONDITET MERKATO/ Po kryhet shkëmbimi i madh mes MILANIT dhe PSG

Isa.Autor

Ja arsyet pse mund të përsëriten zgjedhjet në FSHF

Q.Autor

Zvicra publikon listën për ndeshjet e muajit shtator, katër shqiptarë të grumbulluar, por mungon Behrami dhe Xhemaili

Isa.Autor

Leave a Comment