Sport

“KOLONELËT” KUQEZI/ Qeveria gradon sportistët elitarë për arritjet ndërkombëtare

Sportistët elitarë shqiptarë, përveç shpërblimeve me ligj për arritjet në arenën ndërkombëtare, kanë marrë edhe grada ushtarake.

Qeveria shqiptare zhvilloi enkas një ceremoninë për dhënien e gradës ushtarake “Kolonel” për sportistët kampionë të Shqipërisë dhe Kosovës që kanë nderuar vendin në Lojërat Olimpike, apo edhe në kampionatet europiane dhe ato botërore.

Kampionet e Kosovës në xhudo, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë tashmë pjesë e Forcave të Armatosura, ndërsa peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, boksieri Alban Beqiri edhe atletja Luiza Gega kanë marrën gradën “Kolonel”.

Një gradë honorifike, pasi ata do të vijojnë të garojnë, por me gradën përfitojnë një pagë dhe një pension dinjitoz. Në këtë ceremoni mori pjesën edhe kryeministri Edi Rama, i cili mes të tjerash, pohoi se me këtë trajtim, bëjnë të mundur që sportistët elitarë të mos largohen jashtë duke përfaqësuar vende të tjera.

Related posts

Biografi i Mourinhos i tregon të gjitha: Ja çfarë shkoi keq te Manchester United

Delo.autor

“TANI ËSHTË TITULLAR TEK JUVENTUS”/ Ish-sulmuesi Berbatov: Morata është shumë i nënvlerësuar

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT PËR TRANSFERIMIN E DE JONG/ Flet menaxheri i yllit holandez: Në momentin e firmës së akordit, filloi të…

Delo.autor

Leave a Comment