Futboll Sport

ULTIMATUMI I FUNDIT/ Zhang presion Inzagh-it, Benfika “vija e kuqe”. Katër emra në tavolinë

Humbja e pësuar përballë Monza-s trazon akoma më shumë ambientin në shtëpinë zikaltër. Inter e sheh veten jashtë zonës Champions, “vija e kuqe” për Simone Inzaghi-n dhe stafin e tij. Drejtuesit e klubit nuk e kanë pritur mirë këtë disfatë duke zhvilluar menjëherë një mbledhje me Inzaghi-n dhe pjesën tjetër të stafit. Paralajmërimi ka qenë i qartë, nëse ekipi nuk arrin të kalojë Benfikën në Champions, Inzaghi-n e pret shkarkimi i menjëhershëm.

Inzaghi

Askush nuk e imagjinon një përfundim të tillë, por nëse ndodh, drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë të jenë të papërgatitur. Sipas mediave italiane, në tavolinën e presidentit Zhang, janë katër emra, katër opsione për të zëvendësuar Inzaghi-n nëse gjërat shkojnë keq.

Kambiaso

Motta dhe De Zebri janë dy alternativat e para, ndërsa kandidatë potencial janë dhe dy ish të famshëm, Chivu dhe Cambiasso. Ky i fundit ishte një opsion edhe për stolin e Shqipërisë, përpara se Duka të zgjidhte Sylvinho-n.

Related posts

Zanetti: Jam i befasuar, nuk e prisja këtë diferencë me Milanin

Q.Autor

E PAZAKONTË NË SUPERIORE/ Portieri braktis fushën e lojës

F.autor

IBRA MESAZH KUQEZINJËVE: Nuk është SEKRET që MILANI më pëlqen, por NUK do…

Isa.Autor

Leave a Comment