Futboll Sport

“DERBI NJË STIMUL”/ Inzaghi: Gjysmëfinale ëndrrash. Martinez “kërcënon” Milanin

Simone Inzaghi merr frymë lirisht pas suksesit përballë Benfikës, arritja e fazës gjysmëfinale të Champions League është sigurisht një hap shumë i madh në karrierën e teknikut zikaltër:

“Është gëzim i madh, një mbrëmje e madhe për të gjithë Interin. Kemi bërë një ndeshje të madhe, e merituam të kalonim më tej kundër një skuadre të mirë që ka humbur vetëm dy ndeshje. Kjo gjysmëfinale ishte një ëndërr, por tani do ta jetojmë. Jam i lumtur për djemtë dhe për rrugëtimin që kemi bërë pasi dolëm nga një grup shumë i vështirë ndërsa ishim të gjithë bashkë.

Derbi me Milanin? T’i gjejmë përballë është një kënaqësi e madhe, derbi do të jetë një stimul më shumë për ne”, u shpreh ndër të tjera Simone Inzaghi. Lautaro Martinez u shpall njeri i ndeshjes, ndërsa nuk fshehu gëzimin e tij për këtë sukses të rëndësishëm pas triumfit në Botëror:

“Unë luaj futboll gjithnjë për të fituar, tani jam i lumtur që jemi në gjysmëfinale, ky është një hap i rëndësishëm përpara për klubin. Derbi është gjithnjë një ndeshje speciale, e dimë se çfarë do të thotë. Tani duhet të rikuperojmë pikë në kampionat, më pas do të mendojmë për Champions League”, theksoi Martinez.

Related posts

FILLIM ZHGËNJYES NË COPA AMERIKA/ Humbja me Kolumbinë, çudit Lionel Messi

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Afrimet e Kukësit, Longo vendos ultimatum për blerjet

Delo.autor

SADIKU GJEN RRUGËN E RRJETËS/ Sulmuesi shqiptar shënon golin e parë me Malagan (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment