Futboll

Rodrigo Andres Battaglia nderon Sportingun, Plzen eliminohet në shtesë

Sportingu i Lisbonës u bë skuadra e 5-të që siguroi një biletë për në fazën çerekfinale të Europa League. Mes vuajtjesh të shumta skuadra portugeze ja doli të eliminonte pas kohës shtesë, çekët e Viktoria Plzen të cilët ishin fare pranë përmbysjes së madhe por goli i argjentinasit.

Battaglia iu shuajti ëndrrat. Në stadiumin Doosan Arena, koha e rregullt përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve të Plzen, i njëjti rezultat me të cilin Sportingu kishte fituar ndeshjen e parë.2-golshi i Bakos shokoi miqtë aq sa holandezi Bas Dost humbi 11-metërshin që mund të evitonte shtesat në minutën e 91-të. Megjithatë pas një morie rastesh të humbura Sportingu realizoi golin e kualifikimit me Battaglian, në shtesën e shtesës së parë, duke prerë biletën për në raundin e 8-të më të mirave”.

Related posts

DOPIETË NDAJ ARSENAL/ Shqiptari Armando Broja i jep fitoren “Bluve të Londrës” (FOTO)

Delo.autor

Prezantohet Javier Pastore, Roma nuk “ngopet” në merkato

Sadik.Autor

WEST HAM-LIVERPOOL/ Pas një asist nga Jones, ylli Salah zhbllokon sfidën me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment