Futboll Sport

NË MILANO LUHET EVROPA/ Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Inter-Lazio

Në më pak se 1 orë, në mitikun e Milanos, “Giuseppe Meazza”, “zikaltërit” e Inter do të presin “shqiponjat” e Lazio, në duelin e Evropës të vlefshëm për javën e 32-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Simone Inzaghi ka vendosur të përdorë për të tijët rreshtimin, 3-5-2, ku në portë si zakonisht është kamerunasi Onana e para tij në mbrojtjes janë vendosur D’Ambrosio, Acerbi e Bastoni. Në krahët e mesfushës janë Dimarco e Darmian, me qendrën që mbulohet nga Barella, Brozovic e Mkhitaryan, ndërsa sulmi i është besuar dyshes Lukaku-Correa.

Në krahun tjetër, tekniku Maurizio Sarri i ka rreshtuar “shqiponjat” me formulën 4-3-3, me portën që mbulohet nga Provedel. Në krahët e mbrojtjes janë Elseid Hysaj e Marusic, ndërsa në qendër Romagnoli e Casale. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Luis Alberto-Cataldi-Milinkovic Savic, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Zaçagni, Immobile e Felipe Anderson. /

Related posts

ZYRTARE/ Kapiteni Pere i vitit historik të Dinamos prezantohet në klubin maqedonas…

Delo.autor

Zidane “përjashton” Vazquez, United i hap derën

Sadik.Autor

E PAZAKONTË NË FUTBOLL/ Dhimbja “PUSHON” kur makina të kalon sipër (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment