Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORE/ Nga mbijetesa te Europa e titulli, ja ndeshjet që luhen sot

Sot do të luhen ndeshjet e mbetura të “Abissnet Superiore” për java e 31, aty ku 3 takime do të jenë jo pak të rëndësishme për objektivat që skuadrat kanë.Tirana në kërkim të titullit të dytë radhazi, do të presë në “Elbasan Arena” Kastriotin, me këta të fundit që kanë besim në një tjetër rezultat pozitiv pasi mundën Kukësin. Bardhebluve nuk iu lejohen hapa fals pas fitores që Partizani mori në transertë ndaj Erzenit.

Në orën 15:00, do të luhet edhe takimi mes Kukësit dhe Teutës. Dy skuadrat janë në kërkim të pikëve për të siguruar mbijetesën. Në “Kukës Arena” verilindorët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja ndërkohë që Teuta do të provojë të mbetet e pathyeshme në kampionat, pasi Kukësi nuk fiton prej 3 sezonesh.

Në orën 18:00 do të mbyllet edhe java e 31, aty ku në Shkodër do të jetë Vllaznia ajo që do të presë Egnatian. Pas barazimit në Kupë, dy skuadrat duhet të tregojnë një fytyrë tjetër pasi tashmë luftojnë për një vend në Kupat e Europës.

NDESHJET:

15:00 TIRANA – KASTRIOTI (Elbasan Arena)
15:00 KUKËSI – TEUTA (Kukës Arena)
18:00 VLLAZNIA – EGNATIA (Loro Boriçi)

Related posts

STATISTIKAT E SUPER SFIDËS/ Dinastia Maldini bën 1000, ylli Dybala konfirmohet makth i Milan

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Arsenal i prish punë Barcelonas, i merr objektivin e merkatos

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Arsenal i ofron kontratë të re Aaron Ramsey

Sadik.Autor

Leave a Comment