Futboll Sport

ZYRTARE/ Interi tërheq nga tregu biletat për Euroderbin, ndryshon politika e shitjes

Euroderbi Inter-Milan po pritet me interes të madh jo vetëm nga tifozët e dy skuadrave por nga të gjithë sportdashësit. Ditën e djeshme u raportua se stadiumi “San Siro” për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, është zyrtarisht “sold out”, duke mos mbetur asnjë biletë.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Interit të ndryshojnë politikën për shitjen e biletave. Për shkak të kërkesave të shumta për një biletë, Inter ka vendosur të tërheqë nga tregu të gjitha biletat dhe shitja e tyre do të bëhet vetëm për tifozët zyrtarë të cilët mbajnë një kartë anëtarësimi ose abonime vjetore.

Ditën e sotme do të nisë shitja e biletave për tifozët e Milanit për ndeshjen e kthimit dhe pritet që vetëm brenda pak orësh, stadiumi të jetë “sold out”. Çmimet e biletave për tifozët miq, do të nisin nga 69 euro ndërsa për tifozët e Interit, janë të ndarë në disa kategori.

Related posts

MESSI NË PRAG DIVORCI ME ANTONELËN? Historia me gazetaren bën bujë

F.autor

MBAPPE I SHTRENJTË DHE PËR REALIN/ Galaktikët ofrojnë para dhe dy lojtarë

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ “BILD”: Tuchel niset drejt Londrës. Zbulohet kontrata me Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment