Futboll Sport

RODRYGO BËN HEROIN/ Real Madrid fiton Copa Del Rey, trofeu i 20-të në histori

Real Madrid  triumfoi 2-1 ndaj Osassunas në Estadio de La Cartuja, në finalen e Copa del Rey, duke marrë këtë trofe për herë të 20-të në histori të klubit. Ekipi i Arrasates rezistoi vetëm një minutë. Një goditje e Rodrygos gjeti rrjetën, pas një asisti të Vinicius nga krahët.

Madrilenët insistuan për golin e dytë dhe do i afroheshin shumë në minutën e 25-të. Karim Benzema goditi bukur brenda zonës, por e menjëhershme ishte kundërpërgjigja e portierit Sergio Herrera.

Abde Ezzalzouli provoi befasinë në radhët e Osassunas, por sfera u devijua nga mbrojtësit.

Rastet s’do mungonin në fundin e fraksionit. Në të 32-tën, Alaba “flirtoi” me golin. Mbrojtësi ishte i pafat, pasi me një goditje dënimi sfera preku traversën.

 

 

Në fillimin e pjesës së dytë, Torro vendosi ekuilibrat. Rodrygo i riktheu sërish epërsinë skuadrës së Ancelottit (70’), rezultat që do mbetej i pandryshuar deri në fund

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Buffon kthehet në Juventus?

F.autor

SHUAN KURESHJEN E TIFOZËVE TË INTERIT/ Spalletti iu përgjigjet: Pa rezultate, duhet të reagojmë me…

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ GIRONAS/ Valverde: Guardiola “flirtonte” me De Jong? Kjo nuk është në…

Delo.autor

Leave a Comment