Futboll Sport

PSG HAP “THESIN” PËR PANKINËN/ Jose Mourinho objektivi kryesor i “parizienëve”

Me 4 ndeshje radhazi pa fitore në Serie A, Roma e Jose Mourinho duket gjithnjë e më larg sigurimit të një vendi në katër më të mirat e kampionatit, vend që i dhuron “verdhekuqve” një biletë për në Champions League, sezonin e ardhshëm.

Teksa sezoni është drejt fundit, aludimet e shumta se Mourinho që do të nisë një aventurë të re larg Italisë sa vijnë e shtohën, me destinacion e mundshëm të “Special One”, që pritet të jetë pankina e “gjigandëve” francezë të PSG.

Sipas raportimeve të francezes, “RMC Sport”, drejtori sportiv i “parizienëve”, Luis Campos ka kontaktuar personalisht me teknikun portugez, për të biseduar me mundësin e një kalimi në Ligue 1, edhe pse kontrata e Mourinho skadon sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, sezoni nuk ka përfunduar ende dhe Roma ka sërish “opsionin” Europa League, për t’u kualifikuar për në Champions League, me “verdhekuqtë”, që mbrëmjen e së enjtes do të zhvillojnë gjysmë-finalen e parë përballë “aspirinave” të Bayer Leverkusen.

Related posts

Shfaqet Red Bull/ Verstappen-Ricciardo dominojnë provat e lira në Montekarlo

Sadik.Autor

KAS nuk po e publikon vendimin për Milanin, media italiane zbulon arsyen

Isa.Autor

EUROPIANI U-17 / Shqipëria nis grumbullimin, lista e 24 lojtarëve të ftuar nga Bulku

Delo.autor

Leave a Comment