Futboll

Tjetër rekord nga Messi, shënoi golin më të shpejtë në karrierë

2 minuta e 6 sekonda – kaq iu deshën Messit t’i shënojë gol Chelseat, që tani është shndërruar në më të shpejtin në karrierë për 30 vjeçarin.
Lionel Messi ka shkëlqyer me dy gola kundër Chelseat në “Camp Nou”, ku Barcelona fitoi 3-0, raporton Gazeta Express.

Messi, që ka thyer shumë rekorde, një tjetër e arriti kundër “Bluve të Londrës” të mërkurën mbrëma.

Argjentinasi realizoi në “Camp Nou” golin më të shpejtë në karrierë, saktësisht pas 2 minutave e 6 sekondave lojë (2:06).

Deri në këtë ndeshje, goli më i shpejtë në karrierë për 30 vjeçarin ishte ai në vitin 2010 kundër Racing de Santander, pas 2 minutave e 36 sekondave (2:36), ndërsa podiumi kompletohet me golin e realizuar në Champions kundër Celticut (2:46).

Related posts

ARSENALI NË AVANTAZH/ Shënoi golin ndaj “Londinezëve” Willock (VIDEO)

Delo.autor

E rrallë! Lojtarët e Barcelonës, skenar për të bindur yllin e Francës

Sadik.Autor

PAMJET EPIKE QË U BËNË VIRALE/ Një mace bie nga ballkoni i stadiumit, tifozët e shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment