Futboll Premier League Sport

I THUR ELOZHE LIVERPOOL DHE DJEMVE TË TIJ/ Klopp: Grumbulluam 99 pikë, ja pse iu afruam perfeksionit!

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp komentoi sezonin triumfues të të kuqve, të cilët u rikthyen kampionë Anglie pas 30 vjet pritjeje: “Pjesa futbollistike e sezonit ishte e jashtëzakonshme, absolutisht e jashtëzakonshme. Ne bëmë 99 pikë. Gjithçka fillon në 1 qershor 2019, gara e fundit e sezonit të kaluar. Por për ne ishte gara e parë e një periudhe speciale”.

“Pas Superkupës evropiane, Kupës së Botës së Klubeve fituam edhe Premier League. Pastaj, nuk duhen harruar 99 pikë, 2 më shumë se vitin e shkuar”.

“Absolutisht e jashtëzakonshme: djemtë ishin konstantë, më shumë se të tjerët. Duhej ta bënim këtë Pas 97 pikëve vitin e kaluar askush nuk tha që kemi qenë të pafat, por ne e respektuam kundërshtarin. Ishte e qartë se nëse donim të fitonim kundër Cityt, duhet të ishim pothuajse të përsosur. Dhe djemtë ishin pothuajse të përsosur. Kjo është arsyeja pse kemi 99 pikë. Kjo është gjithçka”.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT PËR STOLIN “KUQEZI”/ Në Itali janë të sigurtë: Edi Reja do jetë trajneri i Kombëtares, ja kur pritet

Delo.autor

Ahamtaj tregon heroin e Kamzës, i habit të gjithë

Sadik.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Genoa. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment