Futboll Sport

FESTË PËR NJË PIKË/ Tirana 3 hapa larg titullit, por Partizani shpreson

Ky ishte një derbi që pritej të thoshte shumë mbi fatet e titullit kampion, por X lë gjithçka hapur, diskutimi nuk ndryshon shumë pavarësisht se Tirana hedh një tjetër hap të sigurt. Barazimi 1-1, për vetë kushtet se si vinin në këtë derbi të fundit sezonal, me shumë mungesa dhe me një grup të limituar, u festa si një sukses në radhët e bardhebluve.

Shehi

Tre javë përpara fundit, Tirana arrin të ruajë diferencën prej dy pikësh në raport me Partizanin, për presidentin Halili janë shumë, por jo për trajnerin Shehin, i vetëdijshëm se në tre javë mund të ndodhë çdo gjë, në një kohë kur të gjithë kundërshtarët janë ende në garë për objektivat e tyre. Po aq e rëndësishme se sa derbi përballë Partizanit, është sfida e radhës për Tiranën, transferta kundër Laçit.

347442138 632089702279629 4958075640879675198 N

Lajmi i mirë që në këtë sfidë, Shehi do të ketë në dispozicion dy elementë si Hila dhe Florent Hasani. Partizani doli i pamposhtur nga derbi, por humbi shansin e fundit për të pasur në dorë fatin e titullit. Të kuqtë duhet jo vetëm të fitojnë sfidat e fundit, por në të njëjtën kohë të shpresojnë që Tirana të lë pikë rrugës. Malorja vjen shpejt që këtë të diel teksa përballen me Vllazninë.

Related posts

Besnik Hasi si “plan B”/ Zbuloni gjashtë arsyet për të drejtuar Kombëtaren

Sadik.Autor

ËSHTË VETËM 17-VJEÇ/ Një tjetër Vrioni në gjurmët e Juventus, vëllai i yllit shqiptar gati për hapin e madh

Delo.autor

Nis takimi i Grupit F, Gjermania e dënuar për të fituar

Sadik.Autor

Leave a Comment