Futboll Sport

ZHANG BLINDON INZANGHI-N/ Por rinovimi nuk është temë aktuale

Jemi gati të nisim sezonin e ri me Inzaghi-n”. Me këto fjalë, Steven Zhang, presidenti i Interit, konfirmoi trajnerin edhe për sezonin e ri. Sigurisht kjo ishte një deklaratë në të nxehtë, e ardhur menjëherë pasi zikaltërit siguruan një biletë për në finalen e Champions League.

Inzaghi dhe Interi i tij duhet të mbyllin përfundimisht diskutimin rreth pjesëmarrjes në Champions sezonin e ri, ndërsa për rinovimin e kontratës nuk është e thënë që palët të zgjasin bashkëpunimin ndërmjet tyre, fundja Inzaghi ka një kontratë deri në 2024.

Inzaghi

Sipas La Gazzetta dello Sport: Inzaghi për momentin është në pozita të forta, sigurimi i Champions për sezonin e ri vetëm sa të çimentojë vendin e tij në krye të Interit për sezonin e tretë radhazi, ndërsa për një rinovim të mundshëm të kontratës ka ende kohë, do të diskutohet në një moment të dytë.

Related posts

Zvicra do të ketë kapiten shqiptar për sfidën me Suedinë

Isa.Autor

Zyrtare/ Matia Perin firmos me Juven deri në 2022

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM NË KATAR/ Shikoni dopietën e Xavi-t në Champions League aziatike (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment