Futboll Sport

“AJO ËSHTË TERSI”/ Tifozët të Arsenalit kërkojnë që Kim Kardashian të mos lejohet të hyjë më në stadiumin “Emirates”

Manchester City u kurorëzua kampion, pasi Nottingham mundi 1-0 Arsenalin të shtunën e kaluar. Tifozë të skuadrës londineze mendojnë se Kim Kardashian e ka fajin për dështimin e “Topçinjve” për të fituar titullin.

Shumë tifozë kanë folur në rrjetet sociale për të ashtuquajturin ‘mallkim’ Kardashian, pasi skuadra e tyre kishte një avantazh prej tetë pikësh në mars, përpara se ylli amerikan të vizitonte “Emirates” për të parë ndeshjen e Arsenalit kundër Sporting Lisbonës.

Sporting fitoi 5-3 me penallti dhe u kualifikua në çerekfinale të Europa League, duke eliminuar “Topçinjtë”. Që atëherë, Arsenali regjistroi dy fitore tingëlluese radhazi për të rikthyer qetësinë, por pasuan tre barazime dhe humbje nga rivalët e drejtpërdrejtë të titullit, Manchester City.

CBS kujtoi rekordin e Arsenalit që nga vizita e Kardashian: katër fitore, tre barazime dhe tre humbje, duke rezultuar në postime të panumërta që kërkonin që Kardashian të ndalohej nga stadiumi i tyre.

Në fakt, është një “mallkim” që preku edhe Paris Saint-Germain. Kur Kardashian ishte në “Parc des Princes” për të parë ndeshjen kundër Rennes, skuadra e Parisit ishte mposhtur 2-0.

Related posts

“ÇDO SKUADRE I DUHET NJË LOJTAR I TILLË”/ Pochettino shtang Juventus-in: Donnarumma-Navas? Po funksionon

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Ajeti realizon një gol të çuditshëm, Celtic shpërdoron avantazhin e dyfishtë (VIDEO)

Delo.autor

HABIT Scholes: Ndeshja ndaj tij më bindi të dal në pension

Isa.Autor

Leave a Comment