Futboll Sport

NGA PURGATORI NË FERR/ Juve sheh makthe, dënimi dhe Empoli e nxj

Nga purgatori në ferr. Brenda pak orës, Juve mësoi dënimin e radhës, minus 10 pikë në Serie A, për çështjen e pagesave fiktive, ndërsa në fushë ekipi i Allegrit pësoi një humbje të rëndë 4-1 përballë Empolit që i nxjerr jo vetëm nga zona Champions, por edhe nga Evropa. Dy javë përpara fundit, Juve e sheh veten në vendin e 7-të në kuotën e 59 pikëve, 5 pikë larg zonës Champions. “Zonja e Vjetër” dukej në shok total përballë Ismajlit me shokë, mbrojtësi kuqezi zbriti në fushë si titullarë dhe 90 minuta të plota, i vlerësuar me notën 7.1.

Sfida nisi me moviole, ku Juves iu anulua një gol për faull ndaj portierit, ndërsa pak minuta më vonë, Empoli fitoi një penallti. Caputo nga 11 metra distancë u tregua i saktë duke kaluar Empolin në avantazh. Makthet e Juves nuk përfunduan këtu pasi toskanët gjetën edhe golin e dytë me Luperto në minutën e 21-të. Allegri ndërhyri në formacion me fillimin e pjesës së dytë, por ishte sërish Empoli që shënoi dhe të tretin me Caputo-n. Torinezët u përpoqën të riktheheshin në lojë, por goli i Chiesa-s erdhi vonë në minutën e 85-të, me sulmuesin “azzurr” që ngushtoi shifrat në 3-1. Në shtesë, kishte kohë dhe për golin e katër të Empoli-t i realizuar nga Piccoli.

Allegri

E kishte të vështirë të gjente fjalët e duhura Max Allegri pas një humbje të tillë: “Të vjen keq të hedhësh në erë një sezon pas një humbje të tillë, por është shumë e çuditshme ta shohësh veten me 10 pikë më pak minuta përpara ndeshjes. Ne në fushë kemi bërë 69 pikë, por në letër shohim 59-të. Nëse fitonim këtu mund të luanin Championsin kundër Milanit, por nuk shkoi kështu. Është një situatë jo e lehtë, e tillë do të jetë edhe në ditët në vijim. Shpresoj që kjo situatë të zgjidhet një herë e mirë për të gjithë pasi kjo është një mungesë respekti për të gjithë. Të na thonë një herë e mirë se ku do të luajmë, mjaft më. E ardhmja? Duhet të flasim me shoqërinë, por më parë duhet të kuptojmë se ku do të luajmë, nëse do të na lejojnë të luajmë në Evropë”, u shpreh Allegri ndër të tjera në konferencë për shtyp.

Related posts

Lajm i madh nga Anglia! Super trajneri gati ta marrë drejtimin e Arsenalit

Sadik.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Gega synon fitoren për titullin, Mama kërkon mbijetesën (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Ishte lidhur me mafian, kërkohen 6 vite burg për kampionin e botës

Sadik.Autor

Leave a Comment