Futboll Sport

UNITED BËN “DJALLIN” ME CHELSEAN/ Por humbet Antony. Premier League “zbardh” Evropën

Një javë përpara fundit, Premier League ka zbardhur të gjithë verdiktet në lidhje me Evropën. Man.United thyen me “poker” golash Chelsea-n duke marrë vendin e tretë në ishull. Ekipi i Ten Hag siguroi një biletë për në Champions League. Man.City, Arsenal, United dhe Newcastle do përfaqësojnë sezonin e ri Anglinë në arenën më të rëndësishme në Evropë. Liverpool dhe Brighton sigurojnë një biletë për në Europa League.

Në “Old Trafford”, përballë një Chelsea të dorëzuar kohë me parë dhe jashtë çdo objektivi, djemtë e Ten Hag dhuruan spektakël, kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me Casemiro-n. Për fat të keq, një dëmtim i Antony prishi këtë mbrëmje perfekte. Në fundin e pjesës së parë, Martial u shërbye në zonë nga Sancho dhe me portën e boshatisur dërgoi shifrat në 2-0. Në pjesën e dytë, në minutën e 73-të, Bruno Fernandez fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke dërguar shifrat në 3-0. Pesë minuta më pas ishte Rashford që dërgoi rezultatin në 4-0. Në fundin e sfidës, Joao Felix shënoi golin e nderit për Chelsea duke sigluar shifrat përfundimtare në 4-1.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Rikthimi i United në Champions dhe dëmtimi i brazilianit Antony mori vëmendjen e faqeve të para të mediave britanike:

Jemi në Champions, nuk ishte një objektiv i lehtë këtë sezon në Premier League pasi ka shumë skuadra kompetitive. Tani është e rëndësishme të mbajmë vendin e tretë, të fitojmë ndeshjen e fundit dhe të mos pësojmë dëmtime, u shpreh Ten Hag pas ndeshjes.

Related posts

Kalon Ronaldon dhe Mesin/ Nejmar “ironizon”: Të më shohin nga shtëpia

Isa.Autor

PAS SHKARKIMIT NGA TIRANA/ Egbo reagon për herë të parë: Kishte kohë që prisnin të më hiqnin…

Delo.autor

GJASHTË arsye pse Liverpool mund ta fitojë finalen e sotme

Sadik.Autor

Leave a Comment