Futboll Sport

SHIFRAT/ Haaland kalon Mbappe, tani është ai lojtari që vlen më shumë

Portali Transfermarkt po azhornon vlerën e tregut të kartonëve të lojtarëve të 5 kampionateve më të rëndësishme të Europës. Ka shifra të reja për Premier League dhe Ligue 1, ndërkohë që nuk ka mbaruar akoma vlerësimi për Serie A, Bundesligë dhe LaLiga.

Por edhe me të dhënat aktuale ka një lajm të madh: Haaland ka parakaluar Mbappe në këtë renditje të veçantë dhe tashmë është ai lojtari me vlerën më të lartë të kartonit.

Sulmuesi i Manchester City vlen aktualisht 170 milionë euro, ndërsa Mbappe 160 milionë. Podiumin e mbyll Vinicius Jr me vlerën e merkatos 120 milionë euro.

Vlerë më të lartë të kartonit se Haaland kanë pasur vetëm Neymar (180 milionë), Messi (180 milionë) dhe Mbappe (200 milionë), të tre në vitin 2018.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Drejtori Pedrerol: Mbappe do të luajë tek Real Madrid sezonin tjetër…

Delo.autor

ZYRTARE: Martin O’Neill rinovon kontratën me Irlandën e Veriut

Q.Autor

PRITET RIKTHIMI I BUJSHËM NË “CAMP NOU”/ Ja detajet e marrëveshjes mes Neymar dhe Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment