Gossip Sport

FERNANDO ALONSO GODET SËRISH/ Zbulohet lidhja me ish-gruan e një futbollisti të Barçës

Fernando Alonso vazhdon të jetë një nga emrat më të diskutuar në botën e Formula 1… edhe për lidhjet e tij të dashurisë. I shoqëruar shpesh me modele e emra të njohur, piloti spanjoll ka ndryshuar shpesh partnere.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se dhe e fundit, është një emër shumë i njohur. Melisa Himenez, gazetarja e DAZN Spanjë që mbulon Formula 1, është personi me të cilin Alonso po shoqërohet së fundmi

Ajo është vajza e një prej teknikëve të njohur spanjollë në botën e MOTO GP, ka lindur në Belgjikë dhe në vitin 2022 kaloi nga mbulimi i garave të motorëve në Formula 1, ku njohu Alonson me të cilin shoqërohet prej disa javës

Ajo në fakt vjen nga një lidhje e gjatë, më saktësisht nga martesa me një emër të njohur të futbollit, pasi ka qenë për tetë vite bashkëshortja e Mark Bartra, ish-futbollistit të Barcelonës. Para Melisës, Alonso ishte i lidhur me një tjetër gazetare sportive, austriaken Andrea Shlager.

Related posts

“EURO 2020″/ Ndizet super sfida në “Wembley”, Neuer tregon reflekset me një pritje spektakolare (VIDEO)

Delo.autor

INIESTA KOMBINIM MAGJIK/ David Villa nuk i ndahet golit në Japoni (VIDEO)

Delo.autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ “Durrsakët mposhtin Luftëtarin në “shtëpi”

Delo.autor

Leave a Comment