Futboll Sport

PLAS TEK MANCHESTER CITY/ Lojtari i pakënaqur se nuk ishte titullar në finale kërkon largimin

Manchester City sapo ka mbyllur një sezon historik me fitoren e tripletës së famshme, pasi triumfoi në Ligën e Kampioneve, Premier Ligën dhe Kupën FA. “Qytetarët” kanë festuar për katër ditë radhazi këtë fund spektakolar të sezonit të tyre. Por pas festës, kanë filluar të shfaqen edhe telashet e para.

Sipas “The Athletic”, një nga emrat e rëndësishëm të skuadrës, anglezi Kajl Uoker, ka kërkuar që të largohet pasi nuk dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e City. Shkak është fakti që ai nuk u preferua si titullar nga Guardiola në finalen e Ligës së Kampioneve dhe liojtari e ka përjetuar shumë keq këtë situatë.

Raportohet se 33-vjeçari kërkon që të luajë vazhdimisht që të mos humbasë vendin në radhët e përfaqësueses së Anglisë për Europianin dhe me Guardiolën nuk e ka të sigurt aktivizimin e rregullt. Kësisoj, ai pretendon që të largohet gjatë kësaj vere, duke mbyllur një vit para kohe marrëveshjen që ka me klubin. Në gjurmët e tij është Shefilld Junajtid, i gatshëm që të bëjë futbollistin pjesë të projektit në elitën e futbollit anglez./ Panoramasport

Related posts

SLAVIA PRAGA NUK PRANOI TË ULEN NË GJUNJË/ Sulmuesi i Arsenalit i qëndron përpara syve. Shikoni pamjet që bënë xhiron e rrjetit

Delo.autor

ISLANDË-ANGLI/ “3 Luanët” kërkojnë ta nisin mbarë në grup (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË/ De Laurentiis: Manchester Ciy, “Djajtë e Kuq” dhe PSG e dinë të ardhmen e yllit tim

Delo.autor

Leave a Comment