Futboll Sport

ZYRTARE/ E kërkoi Tirana e Partizani, Armando Sadiku befason me ekipin e ri

Sylvinjo i dhuroi një festë për dy sfidat e qershorit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe duke shtuar edhe më shumë zërat që flisnin për një rikthim të Armando Sadikut në futbollin shqiptar. Për “bomberin” elbasanas shfaqën interesim dy klubet e kryeqytetit, më saktë zhvilluan sondazhe në distancë, për të kuptuar nëse ekzistonte mundësia për të siguruar shërbimet e tij. Në mënyrë surprizë, Sadiku jo vetëm që nuk zgjodhi Tiranën dhe Partizanin, por vendosi të nis një aventurë të re në Indinë e largët.

Zyrtarisht, Sadiku është një lojtar i Mohun Bagan, me klubin indian që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes, por pa zbuluar detaje të kontratës. Sadiku ishte pjesë e Cartagena në La Liga2, skuadër më të cilën u aktivizua për 31 ndeshje dhe shënoi 8 gola, por palët gjetën akordin për ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim.

Related posts

“BARCELONA ËSHTË JETA JONË, JO LODRA JUAJ”/ Tifozët “Katalanas” kundër krijimit të European Super League

Delo.autor

HYSAJ I “ÇMEND” TË GJITHË/ Shikoni makinën super luksoze me të cilën mbërrin në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

MAINCI I PRISH FESTËN BAYERN MUNICH/ Muller: Nuk zbritëm fare në fushë, bëmë shumë pak për…

Delo.autor

Leave a Comment