Futboll Sport

SKUADRA E CR7 NUK NDALET/ Pas Brozovic tashmë transferojnë edhe Ziyech

Që Arabia Saudite po transferon një numër të lartë lojtarësh profesionistë nga Europa, kjo tashmë dihet.

Së fundmi, gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano, raporton se Al Nassr ka kryer një tjetër goditje të madhe në merkato.

Hakim Ziyech do t’i bashkohet skuadrës së Cristiano Ronaldos dhe marrëveshja është kryer. Sulmuesi maroken ka pranuar kushtet e kontratës me klubin saudit dhe Al Nassr ka gjetur gjuhën edhe me Chelsea.

Kontrata e Ziyech me Al nassr do të jetë deri në qershor ë vitit 2026. Testet mjekësore janë çështje kohe dhe më pas do të bëhet zyrtarizimi. Ziyech tashmë i bashkohet Al Nassr, klubi ku do të gjejë si shok ekipi Cristiano Ronaldon dhe tashmë Marcelo Brozovic.

Related posts

PSG ËNDËRRON TË AFROJË CR7 NË PARIS/ Leonardo del hapur: I kemi paratë për Ronaldon

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Dështon shkëmbimi, ylli i Chelsea-t refuzon transferimin tek Bayern. Ja emri…

Delo.autor

“DASHURI ME SHIKIM TË PARË”/ Higuain “RILIND” në një ndeshje në stol tek Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment