Futboll Sport

“LUFTË ” MILIONASH PËR DECLAN RICE/ Man.City përplaset me Arsenal, West Ham nuk dorëzohet

Pasi luftuan deri në javët e fundit për titullin në Premier League, Man.City dhe Arsenal vijojë betejën ndërmjet tyre, këtë herë në tregun e transferimeve. Dy gjigandet anglezë kanë një objektiv të përbashkët, Declan Rice. Largimi i Gyndogan, detyron City të futet në merkato për të gjetur një zëvendësues ideal, emri i Declan Rice është vendosur nga Guardiola në majën e listës së dëshirave.

Man City Rice

“Qytetarët” kanë paraqitur ofertën e radhës në dyert e West Ham, 80 milionë sterlina, por kjo ofertë është refuzuar nga ana e “çekanëve”. Arsenal gjithashtu paraqiti ofertën e dytë zyrtare, 75 milionë sterlina, shumë që dëshirojnë ta paguajnë me 4 këste, plus 15 milionë të tjera bonuse, por dhe kjo ofertë është refuzuar nga ana e West Ham. Fituesit e Conference League ia kanë bërë të qartë Man.City, Arsenal dhe çdo ekipi tjetër që kërkon shërbimet e Declan Rice, kapiteni nuk largohet pa 100 milionë sterlina.

Related posts

Guri rrëzohet në zonë, Kukësi kërkon penallti. Gjithçka e pastër për arbitrin (Video)

Sadik.Autor

BARAZIM ME GOLA/ Një shqiptar rihap La Ligan, Atletico ndalet ndaj Levantes (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT/ Chelsea siguroi finalen e Champions-it, ylli Alonso si babai dhe… gjyshi

Delo.autor

Leave a Comment