Futboll Sport

ASLLANI NUK SHIHET TITULLAR/ Inter kërkon edhe dy mesfushorë të tjerë pas Fratesi-t

Inter ka qenë aktiv në merkato, duke larguar e njëkohësisht duke afruar futbollistë. Një nga më të rëndësishmit që ka iku nga zikaltërit është padyshim Marselo Brozoviç, por në mesfushë është afruar edhe Davide Fratesi.

Ndërkohë, largimi i Brozoviç mund t’i japë hapësirë më shumë Kristjan Asllanit por mediat italiane raportojnë se Interi nuk ka në plan të ndalet në merkato vetëm me Fratezin. Zikaltërit po kërkojnë edhe dy mesfushorë të tjerë dhe bëhet fjalë për Pereiran dhe Samarxhiç të cilët mund të shtojnë numrin e mesfushorëve në skuadër duke krijuar një paradoks.

Me afrimin e tyre, shanset e Asllanit për të luajtur ulen. Në Itali janë të bindur se Interi nuk e respekton hierarkinë se kush lojtar ka më shumë apo më pak në skuadër. Sezonin e fundit, Galjardini që ishte një nga lojtarët e sigurt që do të largohej, ka luajtur më shumë se Asllani megjithëse drejtuesit e konsiderojnë mesfushorin shumë të rëndësishëm.

Vetë mesfushori kuqezi kërkon të qëndrojë tek Inter, edhe pse ekipe të tjera kanë kërkuar shërbimet e tij, qoftë edhe në formulën e huazimit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fundin e gushtit.

Related posts

Formacionet zyratre Barcelona-Chelsea/ Iniesta nga minuta e parë, Giroud lë në stol Morata-n

Q.Autor

SERIE A/ Wanda Nara zbulon të ardhmen e Icardit (VIDEO)

Sadik.Autor

Derbi i Madonninës/ Spalletti zbulon formacionin, Gattuso ka ende dyshime

Sadik.Autor

Leave a Comment