Futboll La Liga Sport

NGA REAL MADRID TEK PSG/ Humbi formën e tij, ja ku përfundoi tani “DËSHTAKU”…

Jese Rodriguez u cilësua si një ndër talentet me të ardhme premtuese në “Santaigo Bernabeu”, por shkëlqimi i tij me Real Madrid u venit shumë shpejt.

Gjithsesi spanjollët përfituan dhe e shitën për 25 milionë eurot te PSG. Në Francë, Jese nuk arriti kurrë ta justifikojë shumën e shpenzuar për të, i ndikuar shumë edhe nga dëmtimet e shpeshta.

Në vitin 2016 spanjolli zbarkoi në Paris, për të luajtur vetëm 1 ndeshje si titullar e 8 të tjera si zëvendësues. Më pas vjen kalvari i huazimeve. Fillimisht u kthye në Spanjë te Las Palmas, ku luajti në 16 ndeshje dhe shënoi tre gola, për t’u kthyer mbrapsht te PSG.

Sezonin 2017-18 e filloi me Stoke City në Premier League dhe e përfundoi me ekipin e të rinjve duke humbur totalisht formën e tij. Tani ai është rikthyer të luajë dhe PSG e ka huazuar sërish, këtë herë te Betis në Spanjë me shpresën se 25-vjeçari do ia dalë të rikthehet në formën e tij më të mirë.

Te Betis do të luajë në huazim deri në fund të këtij sezoni dhe do ketë mundësinë të tregojë veten në luftën për kupat e Evropës që ka objektiv klubi dhe në ndeshjet e kupës.

Related posts

“GOLDEN BOY 2019″/ Ja 10 lojtarë të La Ligas në listën e “Top 40”

Delo.autor

HUMBJA ME “POKER” NDAJ RANGERS/ Zorc: “Paraqitje e turpshme”. Tifozët kërkojnë kthimin e bujshëm

Delo.autor

Mbrojtësi shqiptar te Dortmund, përgjigjja vjen nga Gjermania

Sadik.Autor

Leave a Comment