Futboll Sport

ZYRTARE/ E kërkoi Inzaghi, Inter prezanton Juan Cuadradon

Interi ka siguruar një afrim të rëndësishëm. Zikaltërit kanë zyrtarizuar prurjen më të re. Bëhet fjalë për anësorin Juan Cuadrado, i cili vjen në Milano si lojtar i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Juventusin.

Futbollisti nga Kolumbia ka nënshkruar për një sezon. Cuadrado ka qenë protagonist absolut me bardhezinjtë në vitet e fundit, teksa numëron mbi 100 paraqitje në Serie A me “Zonjën e Vjetër”.

Trajneri i Interit, Inzaghi ka kërkuar transferimin e tij për shkak të eksperiencës që lojtari në fjalë ka. Nënkampionët e Europës tashmë do të fokusohen në blerjen e një sulmuesi, pasi reparti i avancuar nuk është plotësuar ende.

Related posts

KOHË TË VËSHTIRA PËR PRONARËT E INTER/ Rroga të papaguar edhe te klubi kinez. Të huajt nuk dalin në stërvitje

Delo.autor

Nuk ndalet sulmuesi i Kombëtares së Kosovës shënon kundër Eskişehirspor

Sadik.Autor

“Ringjallet” Kolumbia, James me shokë “fundosin” Poloninë e Lewandowskit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment