Futboll Sport

DORTMUND DO SABITZER/ Bayern nuk pranon më pak se 15 milionë euro

Kalimet mes “gjigandëve” të Gjermanisë, Bayern Munich e Borussia Dortmund kanë qenë të shpeshta përgjatë historisë së këtyre dy klubeve dhe e njëjta gjë mund të ndodhë dhe në rastin e “fantazistit” austriak, Marcel Sabitzer.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja gjermane, “BILD”, “verdhezinjtë” e Dortmund janë të interesuar për të nënshkruar me 29-vjeçarin e nga ana tjetër “bavarezët” janë të gatshëm ta shesin austriakun për shifrën e 15-20 milionë eurovë.

Mirëpo, futbollisti nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij dhe nëse ai shpreh dëshirën për t’iu bashkuar “verdhezinjtë”, drejtori sportiv i klubit Sebastian Kehl do të fillojë punën për transferimin e Sabitzer dhe pritet që gjithçka të zgjidhet para të hënës, kur Dortmund do të niset drejt SHBA-ve për turin e miqësoreve.

Related posts

KËRKON KALIMIN TE REAL MADRID KËTË MERKATO? Reagon zyrtarisht Mbappe

F.autor

PO TREGON NJË FORMË NË RRITJE/ Berat Gjimshiti i pesti në Itali për… (FOTO)

Delo.autor

Zbulohet përforcimin e ri i Real Madridit, një portier me parametra të jashtzakonshme

Sadik.Autor

Leave a Comment