Futboll Sport

ZYRTARE/ Marrëveshje Juventus-Fiorentina, mesfushori largohet nga Torino

Arthur Melo është bashkuar me Fiorentinën. Mesfushori brazilian është larguar nga Juventus-i për t’u bërë pjesë e skuadrës vjollcë, por bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje.

Fiore ka konfirmuar shifrat e operacionit pas marrëveshjes. Fiorentina do të paguajë 2 milionë euro për huazimin vjetor të lojtarit plus 2 milionë euro shtesë. Klubi nga “Artemio Franchi” ka një opsion për ta bërë të përhershëm transferimin e Arthur Melo në vitin 2024 për 20 milionë euro.

Arthur kaloi sezonin e fundit në huazim te Liverpool, por luftoi me disa lëndime në Anfield dhe bëri vetëm një paraqitje në ekipin e parë. Kjo nuk është lëvizja e parë që Fiorentina bën në këtë merkato, pasi përveç rinovimit të Biraghit, ka afruar edhe talentin Parisi.

Related posts

SUPERKUPA E SPANJËS/ Koke zhbllokon sfidën 17 sekonda pas startit të pjesës së dytë (VIDEO)

Delo.autor

PLASIN AKUZAT/ Presidenti i Fiorentinës: ARBITRI ishte lojtari më i mirë i INTERIT

Isa.Autor

Milani ndihet i turpëruar pas humbjes nga skuadra e fundit në Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment