Futboll Sport

NUK JANË PJESË E BE-SË/ Federata Italiane merr vendimin për futbollistët që vijnë nga Anglia dhe Zvicra

Anglezët dhe zviceranët do të konsiderohen lojtarë të BE-së. Kjo u njoftua zyrtarisht nga FIGC, e cila për këtë arsye ka bërë një ndryshim shumë të madh për sa i përket statusit të lojtarëve që vijnë në Serie A nga jashtë.

“Futbollistët me nënshtetësi zvicerane dhe britanike, – thuhet në njoftimin për shtyp nga FIGC, – janë të barasvlershëm në të gjitha efektet me ato të BE-së. Këto dispozita do të zbatohen në lidhje me sezonin futbollistik 2023-2024”.

Për shembull, vendimi i FIGC përfshin drejtpërdrejt Milanin, i cili në këtë merkato verore ka nënshkruar me një lojtar anglez, pikërisht Loftus-Cheek nga Chelsea. Në mbledhjen e datës 24 korrik 2023, thuhet në njoftim, kërkesa që ishte marrë nga ‘Lega Nazionale Professionisti Serie A’ u pranua për të barazuar, për sa i përket rregullores, futbollistët britanikë me qytetarët e BE-së.

Pas Brexit-it të vitit 2020, në fakt, anglezët u konsideruan ekstrakomunitarë (jashtë BE-së), duke zënë vendet përkatëse për klubet. Një çështje që kushtëzoi në mënyrë të pashmangshme tregun dhe që tani është kthyer si ishte: Këshilli Federal i ka barazuar lojtarët britanikë me lojtarët zviceranë, sepse lojtarët nga Zvicra konsideroheshin tashmë lojtarë të BE-së.

Related posts

DORTMUND-TOTTENHAM/ “Miqtë” kalojnë avantazh, shënon Kane

Delo.autor

E ARDHMJA E 24-VJEÇARIT NË DILEMË/ Ndryshon trajektorja për Rashicën, gjigantët e Bundesligës rifuten në garë

Delo.autor

MESSI shënoi nga goditja e dënimit, ja çfarë bëri futbollisti i PSV-së (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment