Futboll Sport

NJË “PROBLEM” MË PAK PËR MILANIN/ Sulmuesi që dështoi sezonin e kaluar pranon të largohet

Pas 36 ndeshjesh e vetëm dy golash, aventura e Divok Origit te Milani mund të mbyllet me vetëm një sezon në bashkëpunim. Belgu i cili erdhi falas pas skadencës së kontratës me Liverpulin nuk e ka shpërblyer kurrë besimin e klubit që e paguan 4.5 milionë euro në sezon.

Rroga e tij rëndon dhe drejtuesit synojnë ta shesin për të fituar të paktën 6-7 milionë euro. Në gjurmët e tij ka pasur klubet arabe, por edhe angleze të cila nuk janë të disponueshme që të paguajnë për kartonin e tij.

Edhe vetë lojtari ka ngurruar deri pak ditë më parë kur i është bërë e qartë se nuk bën pjesë në planet e Piolit. Në këto kushte edhe ai ka pranuar të largohet ndaj pritet oferta e duhur.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Ekipet shqiptare njohin rivalët në fazën e tretë, buzëqesh Teuta, Laçin dhe Vllazninë e pret…

F.autor

CONTE E KËRKOI TEK INTER/ Sulmuesi i Italisë zyrtarizohet tek rivalët e “Zikaltërve”…

Delo.autor

Lajm i hidhur për Barcelonën, sulmuesi dëmtohet dhe humb ‘El Classicon’

Q.Autor

Leave a Comment