Kristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Nejmar mund të kthehen shpejt të luajnë në Ligën e Kampioneve. Por vetëm nëse realizohet plani i bujshëm i Federatës së Arabisë Saudite, e cila po bën gati një projekt për të bindur UEFA-n që t’i lëshojë një vend në Ligën e Kampioneve një prej skuadrave të saj.
Ideja qarkullon prej kohësh në zyrat e federatës në Riad dhe familja mbretërore është shumë e interesuar që të rritë popullaritetin e saj në Europë nëpërmjet futbollit. Ndaj ka kërkuar që të bëhet çdo përpjekje për të realizuar këtë plan të bujshëm.
