Futboll Sport

“MENJËHERË PADRONË”/ Martinez-Osimhen bëjnë ligjin në Serie A. Start perfekt për Inter e Napoli

Një fitore e pastër 2-0, një “dopietë” e kapitenit të ri Lautaro Martinez, starti i Inter në këtë sezon të ri të Serie A ishte thjesht perfekt. Zikaltërit kaluan pa shumë vështirësi Monza-n në “San Siro”, me nga një gol për çdo pjesë duke konfirmuar se në këtë edicion titulli është prioritet absolut. Sezoni i ri, por histori e vjetër, Simone Inzaghi nuk preferon për asnjë minutë Kristjan Asllanin. Tetë minuta lojë i mjaftuan “demit” të kalonte zikaltërit në avantazh, i shërbyer në zonë nga Dumfries.

Në pjesën e dytë, në minutën e 76-të, blerja e verës, Arnautovic dhuroi një asist perfekt për kapitenin, me Martinez që sigloi shifrat përfundimtare në 2-0: “Zhvilluam një ndeshje të madhe kundër një rivali me vlera. Jam shumë i kënaqur pasi pashë entuziazëm, ky ishte një debutim shumë i mirë nga ku mora përgjigje të rëndësishme, u shpreh Simone Inzaghi pas ndeshjes.

Ndërkohë, drejtori sportiv i klubit, Beppe Marotta konfirmoi se Pavard kërkon të transferohet tek Inter, por në të njëjtën kohë shtoi se t’i marrësh Bayern Munich një lojtar nuk është e lehtë, njëkohësisht i kushtueshëm, duhet fillimisht që Bayern të gjejë një tjetër anësor në mënyrë që të lënë të lirë Pavard. Një debutim perfekt edhe për Rudi Garcia-s, me Napolin që thyen Frosinonen me përmbysje 1-3 në transfertë.

Victor Osimhen vërtetoi që në start pse është ai golashënuesi më i mirë në fuqi. “Bomberi” nigerian realizoi një “dopietë”. Frosinone kaloi në që në minutën e 7-të nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Politano në të 24-tën barazoi shifrat në 1-1. Në fundin e pjesës së parë, Osimhen përmbysi rezultatin. Në të 79-tën, nigeriani realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Napolin.

Mediat italiane, La Gazzetta dhe Corriere dello Sport, i kushtuan faqet e para dyshes Martinez-Osimhen: “Menjëherë padronë”

Related posts

Skënderbeu-Luftëtari, sfida që premton spektakël

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Ndërron jetë futbollisti 14-vjeçar nga COVID-19 (EMRI+FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Drithërima në portën e korçarëve, e pabesueshme çfarë humbet Dzaria (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment