Futboll Sport

PAMJET/ Skandali i Presidentit të futbollit të Spanjës, puth në buzë futbollisten pas fitores së Botërorit

Dominoi fushën dhe rrëmbeu Kupën e Botës, por Spanja po dominon tani edhe vëmendjen mediatike për episodin skandaloz të ceremonisë së ndarjes së cmimeve. Pikërisht në nderimet për triumfin në Botërorin e futbollit për femra, për herë të parë në historinë e saj, Luis Rubiales u bë protagonist në mënyrën e gabuar. Presidenti i Federatës Spanjolle puthi në buzë futbollisten e kombëtares Jeny Hermoso gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve.

Në momentin kur lojtaret po kalonin me radhë për të marrë medaljet, Luis Rubiales përshëndeti futbollisten Hermoso dhe më pas e puthi në buzë. Pamjet kanë bërë xhiron e internetit, duke shkaktuar polemika të forta. Hermoso e gjeti veten në mes të stuhisë, e detyruar të komentonte atë që ndodhi me një postim live në rrjetet sociale. “Nuk është se më pëlqeu, por nuk kisha çfarë t’i bëja”, tha sulmuesja iberike.

 

Related posts

Kush duhet të qëndrojë dhe kush të largohet nga Manchester City

Sadik.Autor

MORËN NJË GODITJE TË FORTË/ Chiellini zbulon mënyrën se si do mundin Atleticon

Delo.autor

JUVENTUS-MILAN NIS ME POLEMIKA/ Skandal spiunazhi para Superkupës

Delo.autor

Leave a Comment