Futboll Sport

ROMA DHE LAZIO DËSHTOJNË/ De Ketelaere “ngjallet” me Atalanta

Roma ngec që në startin e Serisë A, në ndeshjen e shtëpisë kundër Salernitanës, e mbyllur në barazim 2-2. Dy gola për Andrea Belottin, mes finalizimeve të të cilit realizoi dy herë Candreva. Mourinho aktivizon në pjesën e dytë dy blerjet e fundit, Paredes dhe Sanches, por përtej rasteve të krijuara, nuk u arrit përmbysja e madhe.

Roma – Salernitana 2-2. Andrea Belotti shënon golin e parë për Romën në Serinë A në sezonin e ri futbollistik.

Ish-sulmuesi i Torinës, i përzgjedhur titullar nga Mourinho në sfidën hapëse ndaj Salernitanës, e zhbllokoi takimin në minutën e 17-të, pas asistit të marrë nga Llorente.

Më herët (në minutën e 8-të), sulmuesit verdhekuq iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Kundërpërgjigjja e Salernitanës erdhi në minutën e 37-të me golin e Candrevas, pas një shpërqendrimi të mbrojtjes verdhekuqe.

Sapo nisi pjesa e dytë, Candreva, një ish i Lazios, realizon golin e dytë personal, me një goditje fantastike në hyrje të zonës.

Roma pas këmbënguljes së gjatë, gjen golin e barazimit me të njëjtin autor, Belottin, në minutën e 82-të.

Ndërkohë nga ana tjetër, ekipi tjetër kryeqytetas, ka dështuar në fund të lojës duke u mposhtur nga Leçe me rezultatin 2-1. Ndërsa Atalanta ka fituar me shifrat 0-2 në transfertë, me De Ketelaere blerjen më të re i cili shënoi në debutim.

Related posts

GJEN ZËVENDËSUESIN E POGBA/ Manchester United hedh sytë nga lojtari i Premier League…

Delo.autor

VIDEO/ Roma në avantazh ndaj Interit, ish lojtari i Milanit i shënon zikaltërve

Q.Autor

NGA PIKTURAT TEK MAKINAT/ Trashëgimia e “Zotit të Futbollit”, pasuria e Maradonës del në ankand (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment