Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ “Londinezët” kërkojnë fitore, United e Brighton presin “miq” në shtëpi

Mbrëmjen e së premtes që sapo lamë pas, sfida Chelsea-Luton nisi siparin e javës së 3-të të kampionatit anglez të Premier League, javë e cila do të vazhdojë me përballjet e kësaj të shtune, ku padyshim priten gola dhe një spektakël i vërtetë.

Gjithçka do të nisë në orën 13:30, ku skuadra e Tottenham do të udhëtojë drejt “Vitality Stadium”, aty ku e presin “qershitë” e Bournemouth, në një përballje ku luhet vetëm për 3 pikë të plota nga londinezët

Me përfundimin e kësaj sfide radhën e kanë 4 përballjet e orës 16:00, Arsenal-Fulham, Manchester United-Nottingham Forest, Everton-Wolverhampton e Brentford-Crsytal Palace, ndërsa gjithçka ditën e sotme do të mbyllet me përballjen e orës 18:30, Brighton-West Ham

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes dominon provat e lira në Belgjikë, Ferrari si “karrocë”

Delo.autor

CHAMPIONS/ Pas 17 minutash lojë, mbrojtësi Darmian zhbllokon sfidën për Inter (VIDEO)

Delo.autor

SANÇEZ “TRADHËTON” MILANIN/ Kuqezinjtë piketojnë talentin argjentinas si zëvendësuesin e tij

F.autor

Leave a Comment