Futboll

CHAMPIONS LEAGUE/ Allegri: Një vit më parë eliminuam Barçën, tani e ka radhën Rea Madridi…

Max Allegri ende nuk dëshiron të mendojë për Ligën e Kampionëve, as për Real Madridin. Në prag të ndeshjes së Seria A kundër SPAL (“nuk do të jetë e lehtë, në shtëpinë e një kundërshtari të komplikuar”), trajneri i Juventusit iu përgjigj vetëm një pyetjeje në konferencën për shtyp, në lidhje me shortin e Champions-it. Në çerekfinale, të tijtë do të sfidojnë kampionët në fuqi të Europës, finalistin që kishin përballë në Cardiff, herën e fundit, Real Madridin.

Natyrisht, reagimi i tij nuk ishte i gjatë: “Real Madridi është një rival i madh. Jam i lumtur, sepse do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme. Ne do t’i fitojmë ato nëse do të jemi më mirë dhe do të kemi fat. Nëse jo, shkojmë në shtëpi. Ne po punojmë për të arritur sa më në formë në ndeshje si këto. Pra, ne do të jemi pozitivë. Një vit më parë, në çerekfinale, ne luajtëm dhe eliminuam Barcelonën, ashtu si këtë vit ne do të eliminojmë Real Madridin. Do të ishte një kënaqësi e dyfishtë”.

Related posts

Zyrtare/ Rui Patricio nënshkruan me skuadrën e Wolves

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Gati shkëmbimi midis yllit të Juventus me liderin e Real Madrid

Delo.autor

LAJM I MADH/ Tifozët rikthehen në stadiume. Ja ndeshjet që do luhen me mbështetës…

Delo.autor

Leave a Comment