Futboll Sport

CHELSEA KTHEN SYTË NGA BROJA/ Gati rikthimi i “bishës” kuqezi. Në Londër “fluturon” edhe Sylvinho

Në pikë të sezonit, me 5 gola të shënuar në 5 javë, sot më shumë se kurrë trajneri Pochettino ka nevojë për një sulmues, për dikë që të dërgojë topin në rrjetë. Chelsea po kalon një moment të vështirë, ku dhe Pochettino u duk i dorëzuar pas barazimit kundër Bournemouth, ku theksoi me 12 lojtarë të dëmtuar është e vështirë të konkurrosh. Në Londër, po presim me padurim rikthimin e Armando Brojës, mediat angleze shkruajnë se “bomberi” kuqezi pritet të zbres në fushë këtë të premte, në sfidën që Chelsea U-21 do të zhvillojnë kundër Man.City U-21.

Pochettino Broja

Kjo duket një prove ideale, një trest final, për të kuptuar nëse Broja është në kushte optimale për tu rikthyer në fushë. Pas një dëmtimi të gjatë, ku qëndron jashtë fushe që nga muaji dhjetor, në radhët e bluve kanë vendosur që ka ardhur momenti për të hedhur në fushë sulmuesin kuqezi.

Sylvinho

Me padurim presin rikthimin e Brojës është tifozët kuqezi, por Sylvinho la të kuptohet se nuk dëshirojnë të nxitohen pasi duhet të marrim një konfirmim të qartë në lidhje me gjendjen e tij, për këtë arsye do të fluturojë drejt Londër këtë javë për të folur me stafin e Chelsea, për të kuptuar nëse ekziston mundësia që Broja të përfshihet në lisën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën kundër Republikës Çeke më 12 tetor.

Related posts

PRITET TË ARRIHET AKORDI/ Firma në kontratë gati, Xavi rinovon me klauzolë për Barcelonën

Delo.autor

BETIS-REAL MADRID/ Pas një rrëmuje brenda zonës, Sidnei mposht Courtois me një “PREDHË” (VIDEO)

Delo.autor

Juventus në ankth për Mandzukic para sfidës me Tottenham

Q.Autor

Leave a Comment