Futboll Sport

SHAKIRA THUMBON SËRISH PIQUE/ Një këngë të re për “dadon e papaguar

Shakira duket se nuk dëshiron të ndalojë së publikuari këngë për Piquen dhe atë që ka kaluar gjatë lidhjes së tyre.

Pavarësisht se shumë fansa se kanë pëlqyer këtë gjë, ylli kolumbian ka vazhduar me të njëjtin ritëm.

Në një këngë të re të publikuar këto ditë, “El Jefe”, me grupin Fuerza Regida, kënga tregon historinë e një njeriu të klasës punëtore që përpiqet të arratiset nga qyteti i tij i vogël dhe të bëhet një “bos kompetent”.

Videoja, e cila u xhirua në Miami, ku Shakira tani jeton pas ndarjes së saj nga Pique, tregon këngëtaren duke luajtur rolin kryesor ndërsa kryente detyra rraskapitëse në një mjedis të pistë të fabrikës. Në të njëjtën kohë, këngëtarja ecën me një fustan të zi dhe çizme deri tek gjuri, teksa ka hipur mbi kalë.

Gjithçka dukej normale deri në fund të këngës, kur Shakira këndon: “Kjo këngë është për ty, pasi nuk të paguan dëmshpërblim. Një tjetër pështymë, si gjithmonë”.

Kjo është një referencë për dadon e fëmijëve të saj me Pique. Siç është shkruar në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, thashethemet duan që futbollisti të ketë shkarkuar vajzën që kujdesej për dy fëmijët, pasi ishte ajo që i zbuloi Shakirës tradhtitë e tij.

Madje, ai ishte aq i acaruar me të, saqë nuk pranoi t’i paguante as dëmshpërblimin. Dadoja e fëmijëve të Shakirës dhe Pique, shfaqet në videoklipin e këngëtares

Related posts

Nate Diaz i hedh “BENZIN ZJARRIT”: Do të përballem me KHABIB kur ai të jetë…

Isa.Autor

Napoli i interesuar për mesfushorin e Bayernit

Sadik.Autor

“LEGJEONARËT”/ Futbollisti shqiptar i pafat, shënon autogol të çuditshëm në “Derbi” ndaj Çekiçit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment