Futboll Sport

ROTACIONI DETYRIM/ Inzaghi ul titullarët në stol, 5 ndryshime kundër Salernitana-s, po Asllani?

Bajrami me shokë i shkaktuan Interit humbjen e parë sezonale, por mbi të gjitha konfirmuan se kur zikaltërit nuk janë të freskët fizikisht janë të prekshëm në fushë. Simone Inzaghi përfundon edhe një herë nën akuzë, por mungesën e rotacionit, e bëri diçka të tillë pikërisht atëherë kur nuk duhej, në sfidën e parë të Champions League kundër Real Sociedad. Milani, rivali i tyre kryesor, e bëri rotacionin kundër Cagliari-t, doli me tre pikë, plus la disa titullarë pushim. Inter është i detyruar të bëjë diçka të tillë këtë fundjavë teksa luajnë në transfertë përballë Salernitana-s.

Inzaghi

Sipas mediave italiane: Inzaghi pritet të bëjë pesë ndryshime në këtë sfidë, thuajse një ndryshim për çdo repart. Pavard, de Vrij, Frattesi, Carlos Augusto dhe Sanchez pritet ta nisin si titullarë. Në pankinë do të ulet kapiteni Lautaro ndërsa dyshja e sulmit do të formohet nga Thuram-Sanachez. Dyshja e mesfushës do jetë Frattesi-Barella, Calhangolu pushim.

Asllani

Për fat të keq, Inzaghi, të paktën sipas projeksionit të mediave italiane, nuk pritet t’i rezervojë një fanellë titullari mesfushorit kuqezi, Kristjan Asllani. Ky detaj, nëse rezulton i saktë, konfirmon edhe një here se Inzaghi nuk ka besim tek Asllani, një situatë që mund të dërgojë palët në një “divorc” gjatë merkatos së janarit

Related posts

SHKËLQEU KUNDËR INTER/ Milan arrin marrëveshjen me talentin e Barcelonës…

Delo.autor

E papritur/ Cristiano Ronaldo, i vetmi lojtar i Real Madrid që nuk pozon me fanellën e re

Sadik.Autor

“TIRANA, TEUTA DHE LAÇI JANË PRETENDENTË PËR TITULL”/ Mazrekaj: Kukësi vetëm sulmin ka të fortë, Partizani…

Delo.autor

Leave a Comment